Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet dramatike, deputetit turk pëson sulm në zemër pas fjalës me tone të ashpra kundër Izraelit (Video)


Në një incident dramatik, ligjvënësi turk Hasan Bitmez, 53 vjeç, u rrëzua në Parlament pas përfundimit të një fjalimi me tone të forta ndaj Izraelit lidhur me luftën në Gaza.

Në një video, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, Bitmez shihet duke iu drejtuar Parlamentit me fjalën e tij. Pak sekonda më vonë, ai bie në tokë duke i lënë të gjithë të shqetësuar.

Bitmez, i cili është nënkryetari i Partisë Felicity të Turqisë, iu dha mesazh kardiak në vend përpara se të transferohej në spital, raportoi Gazeta Duvar.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca ndau një përditësim mbi gjendjen e tij duke thënë se Bitmez ishte “intubuar në spitalin Bilkent të Ankarasë.

Gjatë fjalimit në parlament  të tij, Bitmez citoi një poezi të shkrimtarit turk Sezai Karakoc, duke thënë: “Edhe nëse historia do të heshtë, e vërteta nuk do të heshtë. Ata mendojnë se nëse na heqin qafe, nuk do të ketë asnjë problem. Megjithatë, nëse ju na hiqni qafe, nuk do t’i shpëtoni dot mundimit të ndërgjegjes, edhe sikur t’i shpëtoni mundimit të historisë, nuk do t’i shpëtoni dot zemërimit të Allahut.”

Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër reagimin e Izraelit ndaj situatës në Gaza.

Duke folur në një sallë të mbushur plot në Stamboll, Erdogan tha: “Izraeli ka kryer mizori dhe masakra që do turpërojnë mbarë njerëzimin”.

Ai shprehu shqetësimin se në Gaza “po vriten të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin”.

“Përballë një brutaliteti të tillë, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat e të drejtave të njeriut nuk po ndërmarrin asnjë hap konkret për të parandaluar shkelje të tilla,” shtoi ai.