Vendosni fjalën kyçe....

Pritej të dëshmonte për çështjen ‘Gërdeci’, reagon Shkëlzen Berisha: Nuk më ka ardhur ndonjë ftesë nga SPAK-u


Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me mos paraqitjen e tij në SPAK ditën e sotme në lidhje me procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

Në reagimin e tij Berisha thotë se nuk i ka ardhur asnjë ftesë për të shkuar në SPAK. Ai thotë se mbetet i hapur lidhur me këtë ftesë.

 “Ne lidhje me disa raportime mediatike per “mos paraqitjen” time si deshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnje adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mberritur asnje ftese per t’u paraqitur per te deshmuar! Pretendimet e SPAK, qe jane qartaz ne funksion te  qellimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshte, si nga njoftimet e meparshme qe jane ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne deshmine e dhene para SPAK kam depozituar adresen e SAKTE si dhe nr e telefonit! Mbetem i hapur per t’u paraqitur konform ligjit me te marre ftesen!”, shkruan ai.