Ish-kryeministri Berisha dhe disa deputetë të PD-së janë mbledhur para parlamentit.
Ata janë të përjashtuar. Në fjalën e tij për gazetarët Berisha tha se nuk është koha e fjalëve.
“Çdo gjë do të shikoni vet me sy. Nuk është koha e fjalëve, por e veprave.” – tha Berisha, i cili është ndër deputetët e përjashtuar.
Përveç Berishës janë të përjashtuar Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Luan Baçi e Xhelal Mziu.