Vendosni fjalën kyçe....

Video/ “Shko bëhu gati për SPAK”…”Legen, burracak” – Bardhi e Xhaçka përplasen ashpër para Kuvendit


Kreu i grupit parlamentar demorat Gazment Bardhi e ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka janë përplasur në dyert e Kuvendit.

Teksa deputetja socialiste është përpjekur të futet brenda, Bardhi i është drejtuar duke i thënë: “Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur, bëj gati kyçet e dorës për në SPAK.”

Xhaçka i është përgjigjur menjëherë duke e quajtue Bardhin ‘burracak’ e ‘legen’.

Debati

Bardhi: Hajdutët hyjnë brenda, të ndershmit rrinë jashtë. Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur. Bëj gati kyçet e dorës për në SPAK.

Xhaçka: Ik andej…

Bardhi: Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së. Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shumë shpejt.

Xhaçka: O legen, o burracak.