Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Disa deputetë të opozitës lejohen të hyjnë në Kuvend, të tjerët jashtë derës. Vokshi: Kush jeni ju që të na kontrolloni



Teksa disa deputetë të opozitës janë lejuar që të hyjnë në sallën e Kuvendit, disa të tjerë qëndrojnë ende jashtë. Deputetja Albana Vokshi kërkoi urdhrin mbi të cilën është penguar hyrja e saj në Kuvend. Ajo tha se nuk do të lejojë që të kontrollohet.

“Cilin urdhër po zbaton ti që nuk më lë që të hyjë. Atë urdhër dua unë. Të di se pse më ndalove deri në orën 10? Mbi cilin urdhër? Kush je ti që të më kontrollosh?! Kush?”, tha Vokshi. 

Ndërkohë, deputeti Sula kërkoi që Garda mos ta prekë me dorë.

“Mos më prek me dorë, më ndot”, tha ai.