Një aksident ka ndodhur vetëm para pak minutash në karburantin e qytetit të Pogradecit. Sipas informacioneve nga policia në këtë aksident janë përfshirë dy mjete dhe një autobus.
Mësohet se të treja mjetet lëviznin në të njëjtin sens, ka qenë autobusi i pari dhe pas tij mjetet e tjera të cilat u përplasën njëra pas tjetrës.
Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nga aksidenti u krijua trafik ndërsa policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe po punoi për të mbarë vajtur situatën me mjetet që kishin krijuar trafik.
Nga të dhënat e para sipas informacioneve nga policia dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve.
Sakaq mësohet se autobusi kishte udhëtarë dhe se u mor gjobë ndaj mjetit që bëri shkelje.