Vendosni fjalën kyçe....

Genoa i merr barazimin Juventusit


Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga udhëtimi në Genoa.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Luigi Ferraris” përfundoi me rezultatin 1:1.

Kjo përballje i takoi javës së 16-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” kaloi e para në epërsi me golin e Federico Chiesa (28’), të shënuar nga penalltia. Me rezultat minimal u mbyll pjesa e parë.

Gjithsesi, vendasit ia dolën të barazonin shifrat me të filluar pjesa e dytë përmes Albert Gudmundsson (48’).

Të dy skuadrat regjistruan raste tjera shënimi në vazhdim, por që rezultati mbeti i pandryshuar.

Juventusi pas këtij barazimi ka 37 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me një pikë më pak se lideri, Interi, që tani ka një ndeshje më pak.

Genoa ndodhet në pozitën e 14-të me 16 pikë të grumbulluara.