PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të PD, pas tensioneve që u krijuan dje në seancë, ku u hodhën edhe tymuese.
Mësohet se socialistët kërkojnë përjashtim për Saimir Korreshin, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin. Seanca e djeshme plenare, e cila zgjati rreth 10 minuta, u shoqërua me tensione të forta.
Mes zhurmës dhe kaosit, socialistët kaluan me votat e tyre ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, që parashikon përjashtim deri në 60 ditë për çdo deputet që e shkel.
Kujtojmë që ditën e djeshme (14 dhjetor) mazhoranca mes tymueseve miratoi rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend.
Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën, ndërsa thyen xhamin e derës kryesore të Kuvendit.
Përplasje dhe tensione pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të PS. Këta të fundit nuk u lejuan të futeshin brenda ambienteve të Parlamentit.