Kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, ka thënë se grupi militant është i hapur për bisedime për t’i dhënë fund luftës me Izraelin, por theksoi se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të çojë në një shtet të pavarur palestinez.
Në një fjalim televiziv të mërkurën, Haniyeh tha se Hamasi është i përgatitur për bisedw me Izraelin, duke shpresuar se bisedimet e ardhshme mund të rregullojnë shtetin palestinez si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Rripin e Gazës.
“Ne jemi të hapur për të diskutuar çdo marrëveshje ose nismw që mund t’i japë fund agresionit dhe të çojë në një rrugë politike që siguron të drejtën e popullit palestinez për shtetin e tyre të pavarur me Jerusalemin si kryeqytet.”
Megjithatë, zyrtari vijoi të paralajmërojë se çdo përpjekje për të përjashtuar Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura nga një zgjidhje e pasluftës do ishte një “iluzion”, duke thënë se “fraksionet e rezistencës” duhet të përfshihen në proces.
Komentet e Haniyeh erdhën vetëm një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sugjeroi se një shtet palestinez ishte jashtë diskutimit, duke u zotuar se nuk do të “përsëriste kurrë gabimin e Oslos”, një marrëveshje paqeje e vitit 1993 që krijoi një udhërrëfyes për një komb sovran palestinez.
Ndërsa Izraeli më parë e pranoi idenë në parim, procesi i vendosur nga Marrëveshja e Oslos ka kohë që është prishur, duke e ngrirë të gjithë konfliktin dhjetëvjeçar. Më shumë se 30 vjet më vonë, trupat izraelite vijojnw të pushtojnë Bregun Perëndimor, ku pikat e vendbanimeve hebraike janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, ndërsa qeveria mban një bllokadë të fortë mbi Rripin e Gazës.
Të mërkurën, Netanyahu deklaroi se Izraeli do vijojw operacionin e tij ushtarak në Gaza “derisa Hamasi të asgjësohet”, duke shtuar se edhe përballë presionit ndërkombëtar, “asgjë nuk do na ndalojë”.
Ndërsa një votim i mëparshëm që bënte thirrje për një armëpushim dështoi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara falë një vetoje të SHBA-së, pavarësisht mbështetjes së fortë midis anëtarëve të tjerë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më vonë miratoi një masë të ngjashme me një shumicë dërrmuese pro.
Rezoluta jodetyruese kërkonte përfundimin e menjëhershëm të luftimeve, lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe ofrimin e ndihmës humanitare për Gazën.