Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi bëhet pishman për reformën në drejtësi: Nuk votova që të bëhej me regji


Deputetja Monika Kryemadhi në një intervistë me gazetarin e Ora News Isa Myzyraj deklaroi se nëse do të ktheheshim në 2016 ajo nuk do ta votonte reformën në drejtësi.

Kryemadhi tha se nuk votoi që drejtësia të jetë me regji.

Pjesë nga intervista

Isa Myzyraj: Jeni e pakënaqur me drejtësinë deri tani?

Monika Kryemadhi: Shiko, nëse drejtësia do të jetë me regji, unë nuk kam votuar këtë drejtësi.

Isa Myzyraj: Do ta votoje në këto kushte përsëri një SPAK nëse do të ktheheshim pas në kohë?

Monika Kryemadhi: Jo! Sepse për mua SPAK është në provë. Pse nuk do ta votoja? Nëse SPAK-u do të bënte politikë që përdor gazetarët për të dezinformuar opinionin për qëllime politike, unë nuk e kam votuar këtë në 2016.