Vendosni fjalën kyçe....

Mbeti i plagosur në burgun e Peqinit, Indrit Shaqja transportohet drejt Traumës me masa të rrepta sigurie


Indrit Shaqja, i cili u plagos sot në burgun e Peqinit pas të shtënave me armë zjarri nga Sokol Mjacaj është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me masa të rrepta sigurie.

Fillimisht Shaqja u transportua në spitalin e Peqinit por për shkak të nevojës për një trajtim më të specializuar për shkak të plagëve që ka marrë, është transportuar drejt Tiranës ku do të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

I dënuari përjetë Arben Lleshi sot u qëllua me 3 plumba nga Sokol Mjacaj, duke i shkaktuar plagë që kanë rezultuar fatale për jetën e tij. Sokol Mjacaj i cili sapo ishte kthyer nga ajrosja ka shkuar në qelinë e Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjas. Nga dritarja e qelisë, Mjacaj ka hapur zjarr ndaj Lleshit por për pasojë ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Indrit Shaqja.