Vendosni fjalën kyçe....

Konflikt mes të burgosurve në burgun e Peqinit, një i vdekur dhe një i plagosur! Sokol Mjaçaj mban peng punonjësit e kuzhinës


Tre të dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burime bëjnë me dije se Sokol Mjacaj, ka qëlluar me armë zjarri Arben Lleshin, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe ka lënë të plagosur Ilir Xhakjan. Dyshohet se Sokol Mjacaj është paguar për të kryer vrasjen, ndërsa burime  mësojnë se arma i është dërguar nëpërmjet një droni.

Sokol Mjacaj, është i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër.

 Mjacaj i cili dyshohet se vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Ilir Xhakajn, po mban peng stafin e kuzhinës në burgun e Peqinit në këto momente.

Nuk raportohet për efektivë apo gardianë të plagosur. Ndërkohë drejt burgut të Peqinit kanë shkuar forca policore për përforcime, si dhe drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.