Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në burgun e Peqinit, kontrolle në të gjithë burgjet e vendit


Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmojnë se SHKB (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm) në sistemin e burgjeve, ka nisur një kontroll të imtësishëm në të gjitha burgjet e vendit, pas ngjarjes së sotme në IEVP Peqin. 

Sipas Shqiptarja.com në fokus janë kryesisht burgjet e sigurisë së lartë dhe kërkohet për sende të jashtëligjshme që mund të kenë hyrë në mënyrë ilegale. 

Kontrollet po kryhen edhe për shmangien e ndonjë situate pa precedent që mund të ndodh, ndikuar nga ngjarja e rëndë e sotme.