Vendosni fjalën kyçe....

Opozita proteston ditën e hënë, zbulohet ora dhe vendi


Ashtu sic e kishin paralajmëruar, opozita do të protestojë ditën e hënë, teksa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK, për kufizimin e lirisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Opozita përshkallëzon aksionin opozitar, të hënën në orën 11:30 protestë te Kryesia e Kuvendit.

SPAK pak ditë më parë kërkoi autorizimin e Kuvendit, për një masë më shtrënguese se ajo e “Detyrim paraqitje”, në arrest shtëpie ose me burg, sa i takon dosjes Partizani.

Edhe më herët, ish-kryeministri Sali Berisha kishte paralajmëruar për një përshkallëzim të aksionit opozitar, deri në mosbindje civile.