Tre të dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit janë përplasur me njëri-tjetrin në burgun e Peqinit.
Nga mediat bëhet me dije se në përplasje janë përfshirë Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi. Të njëjtat burime thonë se dy të dënuar kanë mbetur të plagosur.
Nuk raportohet për efektivë apo gardianë të plagosur.
Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:
Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre dhe situata po menaxhohet!
Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!