Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 3 vite e gjysmë burg për ish-kryebashiakun e Bulqizës Lefter Alla


SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Ai do përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dënimin 2 vite e 4 muaj burg dhe për 5 vite nuk do t’i lejohet që të ushtrojë asnjë funksion publik.

SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 6 muaj burg për 10 të pandehurit.

Ata akuzohen për abuzime lidhur me tenderin e ujësjellësit të qytetit me vlerë 3 milionë euro.

Alla u prangos më 15 mars 2023 bashkë me 12 ish-zyrtarë e zyrtarë të bashkisë Bulqizë si dhe biznesmenë. Alla akuzohet se se ka shkelur barazinë në tender duke favorizuar dy kompani, ndërkohë që punimet do i kryente kompania e të afërmit të Allës, Aqif Koneshës.

Më poshtë janë dënimet e kërkuara nga SPAK

Enkeleda Lleshi 3 vite burg me gjykim te shkurtuar 2 vite dhe denim plotesues qe per 5 vite te mos ushtroje asnje funksion publik

Rubin Kola  2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnje funksion publik

Arsen Gjoka 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnje funksion publik

Kujtim Zogu 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnje funksion publik

Erjon Isaku 4 vite burg me gjykim te shkurtur 2 vite e 8 muaj dhe 5 vite jashte funksioneve publike

Leonard Daci 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnje funksion publik

Rasim Daci 4 vite me gjykim te shkurtuar 2 vite e 8 muaj  dhe 3 vite te mos ushtroje detyren e administratorit te personit juridik

Aqif Konesha 2 vite e 3 muaj me gjykim te shkurtur 1 vit e 6 muaj dhe 3 vite te mos ushtroje administratorin e personit juridik

Dali Gazidedja 1 vit e 9 muaj burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 2 muaj

Per Ana Nishku  dhe Kastriot Ibrahimajn ceshtja eshte ndare sepse jane me gjykim te zakonshem