Një pjesë e madhe prej 170 kilometrash e një muri sigurie në Turqinë lindore përgjatë kufirit me Iranin është përfunduar pjesërisht për të parandaluar kalimet e paligjshme, kontrabandën dhe infiltrimin e terroristëve.
Ndërtimi i të gjithë murit të sigurisë dhe kullave të vëzhgimit në provincën lindore të Van, si dhe gërmimi i llogoreve, po vijon për të garantuar sigurinë e të gjithë kufirit prej 295 kilometrash me Iranin dhe për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme.
Ekipet që ndërtojnë murin e sigurisë, veçanërisht për të parandaluar emigrimin e parregullt të individëve nga Irani në Turqi, kanë përfunduar deri tani 170 km nga muri.
Forcat e sigurisë do përdorin gamën e plotë të teknologjisë vendase dhe kombëtare të zhvilluara nga gjiganti turk i mbrojtjes Aselsan.
Dronët përdoren gjithashtu në përpjekjet e zbulimit dhe vëzhgimit.