Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO MAKABRE – Momenti kur zyrtari ukrainas hedh dy bomba në mbledhjen e bashkisë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë, pasi një zyrtar ka bërë një veprim makabër duke hedhur dy bomba në mbledhjen e bashkisë.

Pamjet përgjatë videos tregojnë që zyrtari në fjalë hyn qetësisht në sallë dhe pasi dëgjon disa sekonda debatin që po zhvillohet, tërheq vëmendjen dhe hedh bombat njëra pas tjetrës.

Të tmerruar të gjithë në sallë nuk arrijnë dot të dalin pasi bombat shpërthejnë, duke lënë 26 të plagosur dhe 1 të vrarë.