Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në burgun e Peqinit, Ulsi Manja: Nuk është cënuar personeli policor, po hetohen shkaqet e ngjarjes



Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në burgun e Peqinit ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj vrau të dënuarin tjetër me burgim të përjetshëm Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Teksa nuk dha detaje për dinamikën e ngjarjes, duke thënë se hetimet po vijojnë Manja tha se nuk është cënuar personeli policor gjatë ngjarjes dhe se situata tashmë është nën kontroll

“Ngjarje tepër e rëndë. Ka humbur jetën një i dënuar dhe është plagosur lehtë një tjetër i dënuar. Dua të ngushëlloj familjarët e dënuarit që ka humbur jetën, t’i uroj shërbim të shpejtë të dënuarit tjetër që është plagosur. 

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe pas kryerjes së krimit i është drejtuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Pas dorëzimit, është vënë në dispozicion të prokurorit të gatshëm të Elbasanit.  

Nuk ka patur në asnjë moment cënim të jetës dhe sigurisë të personelit policor. Për dinamikën e ngjarjes, do duhet të presim rezultatet e hetimit që po zhvillon prokuroria”- tha Manja.