Vendosni fjalën kyçe....

288 të vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori


Me vrasjen e një të riu nga ushtria izraelite, numri i të vdekurve palestinezë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i konfliktit në vazhdim më 7 tetor është rritur në 288, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Një burim nga qyteti i Nablus tha për Anadolu se ushtria izraelite e vrau të riun pasi e akuzoi atë për përpjekje për të goditur me thikë ushtarët.

Përveç 288 palestinezëve të vrarë, 3,430 të tjerë janë plagosur në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, shtoi ministria.

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor mes një ofensive ushtarake izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor ku  u vranë 1200 izraelitë.

Ndërkohë numri i të vrarëve palestinezë  në Gaza ka shkuar në 18 mijë e 800 sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.