ARRSH ka dhënë detaje mbi situatën e rrugëve në disa zona të vendit, ku ka prani të dëborës.
Mësohet se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në zonat juglindore dhe në Kukës e Valbonë.
Sipas njoftimit, qarkulimi i mjeteve vijon normalisht, por bëhet apel për tu pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.
NJOFTIMI I ARRSH
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit
ka pasur reshje dëbore në akset
Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë
Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C
Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës
pa ndërprerje
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore