Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për mosbindjen civile: Jemi si figurantë për të thënë se Kuvendi ka opozitë


Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takimin me Kryesinë në Degën Gjirokastër, ku foli për situatën politike të opozitës dhe mosbindjen civile.

Berisha u shpreh se “Ne jemi si figurantë për të thënë se Kuvendi ka opozitë”, ndërsa shtoi se opozita sot në Parlament është falsitetet.

“Unë ju them ju, me bindjen më absolute, se zgjedhjet, ose fitohen ose vidhen. Nëse vidhen, nuk fitohen kurrë, por vidhen. Dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mendosh se plaçka që të ka vjedhur hajduti është e tij dhe nuk është e jotja. Ne këtu ndahemi me çdo njeri, në botëkuptim ne nuk pranojmë zgjedhjet e vjedhura, për zgjedhje të fituara.

Votohet Edi Rama. Nuk votohet Edi Rama, është mashtrim. Hiqjani pak Edi Ramës votat që mori me 683 mijë zarfa të pensionistëve në kundërshtim flagrant me kodin e zgjedhjeve. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke ndryshuar 1.3 milionë zgjedhësve, qendrën e votimit. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar emrin e PD në fletën e votimit. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar në kundërshtim me ligjin, emrin e Sali Berishës në fletën e votimit.
Zbritjani Edi Ramës, votat që ai mori duke shpërndarë me qindra e mijëra leje ndërtimi, legalizime, licenca në kundërshtim me ligjet në fushatën elektorale. Të ja zbresim Edi Ramës kontrollin që siç thotë vetë ODIHR, i bëri vullnetit të zgjedhësve me patronazhistë dhe aktivistë të tij, terroristë të kuq.

Dy vite ka Shehu që ka dërguar në Kuvend një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë. Ligji thotë se ajo rezolutë kalon nga sekretaria në komisione, pastaj në Kuvend. Më pas vendoset nëse do hidhet poshtë apo do miratohet. 31 amadentetat tona bllokohen, sikur nuk ekzistojmë, por jemi figurantë për të thënë që Kuvendi ka opozitë. E çfarë opozite jemi ne, ne nuk jemi opozitë në fakt, jemi falsitete. Duhet të themi realitetit.

Në mënyrë më të përsëritur i kam thënë kryetares se po shkatërron Parlamentin. Ne nuk jemi ata që mund të jemi dakord me ato që bëni. Kjo solli fillimin e mosbindjes civile në Parlament dhe kjo shënon një kthesë të madhe të PD-së.”, u shpreh Berisha.