Moti i keq në vend me reshje dëbore e shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme në disa prej rretheve.
Në Korçë, reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës, duke bërë që trashësia e dërborës në Dardhë që njihet si zonë turistike të arrijë deri në 40 cm, ndërsa në Mashkullore arrin deri në 1 metër. Si pasojë, rreth 466 familje në bashkitë, Ersekë, Devoll dhe Maliq kanë mbetur pa energji elektrike.
4 borëpastruese ndodhen në Qafën e Qarrit, 3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë.
Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë me vete dhe zinxhirët.
Për pasojë, ka probleme me energjinë elektrike në 3 të qarkut, konkretisht, në Ersekë, Devoll dhe Maliq.
Potgozhan 200 familje pa energji
Gjyres Bradvice 24 familje pa energji.
Prenisht dhe Vithkuq 124 familje pa enegji.
Rehovë 57 familje pa energji.
Gjionç Prodan, 61 familje pa energji.