18 persona, gardianë dhe civilë janë shoqëruar nga burgu i Peqinit për tu marrë në pyetje, pasi dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës në ambientet e burgut.
Prej tyre, 13 persona janë ndaluar. Sipas dëshmive, arma dyshohet se ka hyrë në ambientet e burgut rreth 1 muaj më parë dhe Mjaçaj ka pritur momentin për të vrarë Arben Lleshin.
Shoqërimi është bërë për faktin se në burg nuk punonte për një kohë të gjatë skaneri, por edhe disa kamera sigurie.
Prokuroria po punon në pistën e vrasjes me pagesë. Mjaçaj ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas prokurorisë është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë.
Armën, Mjaçaj ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore.