Vendosni fjalën kyçe....

I vendosën lëndë djegëse në banesë një shtetase, në pranga dy autorët e dyshuar


Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi dyshohet se i vendosën tritol derës së banesës së një gruaje. Ngjarja e cila u regjistrua më datë 12 dhjetor, ka ndodhur për motive pronësie.

Të arrestuarit janë: A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur  më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse.

Tirane

Finalizohet operacioni policor i koduar “The labyrinth”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

I vendosën lëndë djegëse, për motive pronësie, një shtetaseje, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Njëri prej tyre, autor i dyshuar i një ngjarje me natyrë të njëjtë kriminale, ku në rrugën “Sali Butka”, u vendos një sasi lënde plasëse në një lokal.

Sekuestrohen veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë djegëse në derën e jashte të banesës së saj dhe e kishin djegur atë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The labyrinth”.

Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.12.2023, për motive pronësie, kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases E. Q., dhe e kanë djegur atë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur  më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.