Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka postuar në Instagram disa foto nga samiti ndër të tjera dhe një foto me sfond bardh e zi të ‘takimit të ftohtë’ me kryeministrin shqiptar Edi Rama në samitin e Brukselit
Puna e Samitit të Këshillit Evropian në Bruksel ka përfunduar. Shqetësimet greke janë marrë parasysh dhe ka një mirëkuptim të përgjithshëm nga ana e Bashkimit Evropian që, veçanërisht për çështjet e emigracionit, duhet të ketë më shumë mbështetje, më shumë financime, veçanërisht për vendet që janë në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian’ shkruan kryeministri grek në postimin që I është bashkangjitur fotot.
Protothema shkruan se kryeministri grek i dërgoi një mesazh Edi Ramës ku nënvizoi se mund të ketë progress sa i takon integrimi të Shqipërisë me këtë kusht: Duhet të këte progres në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë së Himarës Fredi Beleri dhe se Greqia i tha ‘Jo’ pranimit të Shqipërisë në BE pavarësisht ‘JO’ së Scholz.
Më tej “Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit” shkruan Protothema.
Ndërkohë që kancelari gjerman Olaf Scholz ne Bungestag, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt më 13 dhjetor 2023 në Bruksel, kërkoi heqjen e vetos për etapa të caktuara të zgjerimit.
“Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë“, tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.
Edhe kryeministri Rama në një konferencë për median më 14 dhjetor 2023 tha se në Bruksel kishte bërë të qartë se mosmarrëveshjet me Greqinë pas çështjes së Fredi Belerit do e zgjidhin mes tyre si dy vende europiane dhe jo ballkanike dhe se është e paarsyeshme të ndikojnë procesin e integrimit të një vendi në negociata.
“Dallimi aktual mes nesh e Greqisë kam nënvizuar se kjo është çështje mes nesh dhe duhet ta trajtojmë mes nesh. Si Shqipëri ne nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me Greqinë që është partner strategjik dhe vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin dhe forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka na takon ne. Ne duam të jemi një vend europian në BE, jo një shtet ballkanik në BE” tha Rama më 14 dhjetor