Vendosni fjalën kyçe....

Rama për gjendjen e opozitës: Nuk flas kurrë për problemet e politikës së brendshme, s’është etike


Edi Rama, gjatë qëndrimit në Itali me ftesë të homologes Georgia Meloni, u pyet për demokracinë në Shqipëri dhe për gjendjen e opozitës.

Shefi i qeverisë respektoi siç dhe e rikujtoi një parim të tij, të cilin e ka përmendur disa herë, që lidhet me çështjet e brendshme.

Ai tha se nuk është etike të flasësh për problemet e brendshme politike në një gjuhë të huaj, por të gjithë duhet të mbrojnë vendin e tyre, pavarësisht gjendjes ku ndodhen, qoftë dhe kundërshtarët politikë.

“Unë kam një parim që kur jam jashtë; nuk flas kurrë për problemet e politikes së brendshme shqiptare, së nuk është etike. Jashtë kufijve të vendit tënd, të gjithë duhet të mbrojmë vendin. Duhet të mbrohen edhe ata që ndoshta mund të mos jenë shumë në formë. Nuk do të flas për këtë”, tha Rama kur u pyet për situatën politike në Shqipëri.