Një person humbi jetën në Kanalin Anglez të premten pasi një varkë me emigrantë të parregullt u përmbys, njoftuan mediat vendase.
Një operacion shpëtimi u nis të enjten mbrëma e vijoi deri të premten, sipas medias franceze BFMTV.
Ekipet e shpëtimit numëruan mbi 60 persona në varkë, më pak se 8 kilometra nga bregu i qytetit verior francez Grand-Fort-Philippe, me disa emigrantë në ujë, dy prej të cilëve pa ndjenja.
Ndërsa njëri u shpall i vdekur, një tjetër u transferua në një spital në qytetin Calais, Francë.
Autoritetet franceze gjetën 64 emigrantët e tjerë, të cilët u dërguan gjithashtu në Calais.
Kanali anglez, i njohur si “La Manche” në frëngjisht, është një nga rrugët kryesore për kalimet e paligjshme nga ata që duan të arrijnë në Britani ose anasjelltas.