Roma është treguar e pafuqishme përball Bolognas sonte, në takimin e javës së 16-të në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourino pësoi humbje në udhëtim, duke regjistruar kështu humbjen e pestë të sezonit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Renato Dall’Ara” përfundoi me rezultatin 2:0.
Nikola Moro (37’) dhe Rasmus Kristensen (49’ autogol) realizuan për fitoren e vendasve.
Bologna pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe tani renditet e katërta në tabelë.
Roma mbetet në kuotën e 25 pikëve dhe pozicionohet e shtata.