Vendosni fjalën kyçe....

Britania dhe Gjermania bëjnë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza


Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron dhe homologia gjermane Annalena Baerbock kanë bërë thirrje për një “armëpushim të qëndrueshëm” në Gaza, por nuk kërkuan një “armëpushim të menjëhershëm”, shkruan CNN.

 “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i hapur rrugën një armëpushimi të qëndrueshëm, duke çuar në një paqe të qëndrueshme.

Sa më shpejt të vijë, aq më mirë — nevoja është urgjente,” shkruan dy ministra në një artikull të përbashkët të UK Sunday Times botuar të shtunën, duke shtuar se “shumë civilë janë vrarë.”

Në artikull, as Cameron, as Baerbock nuk besojnë se thirrja për një “armëpushim të përgjithshëm dhe të menjëhershëm” është “rruga përpara”.

“Një armëpushim i menjëhershëm shpërfill pse Izraeli është i detyruar të mbrojë veten, shtuan politikanët.  Hamasi sulmoi barbarisht Izraelin dhe ende gjuan raketa për të vrarë qytetarët izraelitë çdo ditë. Hamasi duhet të shtrijë armët,” thanë ata.