Vendosni fjalën kyçe....

Çështja ‘Beleri’ shkakton përplasje mes Mitsotakis dhe Scholz


Greqia tashmë ka një sfidë tjetër diplomatike dhe është ajo me Gjermaninë, e cila lidhet me mbështetjen që kjo e fundit i dha Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull raporteve jo fort të mira mes kryeministrit Mitsotakis dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Me relaksimin e tensioneve greko-turke të bëra zyrtare nga takimi i fundit mes presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Greqia tani duhet të merret me aktivizmin gjerman mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian.  

Gjermania ka marrë si mësim kryesor nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia se përpjekja shumë e vështirë për të akomoduar Rusinë dhe të tjerët brenda Bashkimit Evropian (Hungaria, për shembull), një shenjë dalluese e viteve të kancelares Angela Merkel, ishte një gabim. 

Për ta ndrequr atë, Berlini tani duket i gatshëm të heqë dorë nga unanimiteti, të paktën mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Dhe nëse anashkalimi i obstruksionizmit hungarez, ose hapja e një rruge për pranimin në BE të Ukrainës janë të mirëpritura, shtyrja e Gjermanisë për pranimin e shqiptarëve, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme nga ky i fundit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himares, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz, shkruan media greke.