Një 47-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri jashtë ambienteve të një lokali në Santerno të Italisë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Santerno, dhe sipas mediave italiane i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Personi që qëlloi u largua nga vendngjarja , në momentin që arritën karabinierët, të cilët kanë filluar hetimet për të identifikuar personat e përfshirë dhe dinamikën e fakteve.