Zgjedhjet e përgjithshme serbe po zhvillohen këtë të diel edhe në Luginën e Preshevës ku do të zgjidhet deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Për të vëzhguar zgjedhjet nga afër, atje ka shkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila thotë se shpreson për pjesëmarrje të lartë.
“Mirëmëngjës nga Lugina e Preshevës ku si pjesë e ekipit të grupit të Partive të Djathta EPP në Këshillin e Evropës do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Me shpresë të një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve në votime për të zgjdhur përfaqësuesit e tyre në Parlament. Nuk ka rrugë tjetër për ta ndryshuar realitetin përveçse nëpërmjet pjesëmarrjes”, shkruan ajo.