Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e forta të Mërtirit: Prokurori i SPAK-ut Klodan Braho ka gënjyer në veting, ka dalë jashtë shtetit me kriminelë dhe e ka fshehur


Biznesmeni Mirel Mërtiri ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorit të SPAK-ut Klodian Braho, të cilin edhe më herët e akuzoi se ka stisur të gjithë dosjen e inceneratorëve duke manipuluar provat.

Ai tha se prokurori Klodian Braho ka gënjyer në veting duke fshehur daljen jashtë shtetit me kriminelë. Mërtiri i dërgoi një dokument gazetarit Çim Peka i cili e tregoi në ekran.

“Nuk mund të pretendohet drejtësia nga njerëz të caktuar të cilët gënjejnë në vetting për atë që janë. Si mund të besosh te ky prokuror apo drejtësi që ky do përçojë kur ky njeri gënjen njerëzit me të rëndësishëm të vetingut, gënjen të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ai është prokurori që ka stisur termin pronar faktik dhe çoi shumë njerëz në burg. Z. Klodian Braho ka gënjyer në vetting, ka dalë jashtë shtetit me kriminelë dhe i ka fshehur këto gjëra. Dhe ato janë në dokumentin që ju nisa.” – tha Mërtiri.