Abdel Fattah al-Sisi siguroi një mandat të tretë si president i Egjiptit duke fituar 89.6% të votave në zgjedhjet presidenciale të lënë në hije nga lufta në Rripin e Gazës dhe kriza e brendshme ekonomike.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 66.8%. Zgjedhjet, të cilat u zhvilluan për tre ditë nga 10 deri më 12 dhjetor, u shënuan nga një përpjekje për të mobilizuar votuesit pavarësisht apatisë së përhapur.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e mëparshme në 2018 ishte pothuajse 41%. Sisi u zgjodh për herë të parë president në 2014 dhe u rizgjodh në 2018, me 97% të votave, raporton Reuters.