Vendosni fjalën kyçe....

Anëtari i kryesisë: Të gjithë deputetët e PD-së do jenë në seancë për të votuar heqjen e imunitetit të Berishës


Anëtari i kryesisë së PD-së zyrtare Endri Hasa tha mbrëmjen e sotme se forca politike ku bën pjesë ka  qenë përherë për barazinë e qytetarëve para ligjit.

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv,  ai theksoi se çdo politikan duhet të jetë i njëjtë para drejtësisë si çdo qytetar.

Hasa shtoi se PD-ja e mbështet SPAK-un në luftën ndaj korrupsionit.

“Qëndrimi i PD ka qenë gjithmonë në mbështetje të drejtësisë/ është qëndrim i kahershëm i joni. Çdo politikan duhet të jetë i njëjtë para drejtësisë si çdo qytetar. Duhet të shkojë para ligjit i barabartë. Ka qenë qëndrim sa herë është kërkuar heqja e imunitetit për gjithkënd. Ne jemi në mbështetje të SPAK e kemi bërë këtë që në krijimin e tij. Jemi në mbështetje të luftës ndaj korrupsionit pa kompromis.” – tha Hasa.

Ish-deputeti demokrat tha gjithashtu se Berisha dështoi në përdorimin e PD-së për çështje personale.

Ai pohoi se në seancën e së enjtes, të gjithë deputetët demokratë do jenë në seancëpër të votuar raportin.

“Përfaqësuesit e PD kanë qenë të qartë për mbështetjen e tyre. Nuk jemi intimiduar asnjëherë. Nuk biem pre e asnjë presioni kushdo ta bëjë këtë. Ne e kemi thënë që beteja e Berishës ishte personale dhe ai donte t’i përdorte demokratët për betejën e tij personale. Sot arritëm te ajo ditë që beteja nuk është për demokratët, beteja që bëmë ne është për demokratët. Do votohet raporti. Kemi qenë gjithmonë pro heqjes së imuniteit dhe të gjithë deputetët e PD-së do shkojnë për të votuar.” – tha ai.