Ministria e Brendshme spanjolle në një reagim të saj të bërë publike sot informon se kërkimet intensive kishin nisur pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare
“Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi. Pas hetimeve të para, kërkimi u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, një apartament në San Juan de Alicante u gjet ku mund të fshihej i kërkuari” thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme spanjolle.
Arrestimi u krye nga agjentët e Policisë kombëtare, në kuadër të operacionit ENFAST – network –European Network of Fugitive Search Teams, sipas mediave.
Në njoftimin e saj ministria e Brendshme bën dhe një rezyme të veprave kriminale për të cilat akuzohet Lulzim Berisha. Gjithashtu zbulon se ndërsa agjentët po e mbanin
“nën vëzhgim agjentët arritën të identifikonin një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej të zhvendoste të arratisurin, me këtë rast agjentët shfrytëzuan rastin për të arrestuar të arratisurin”
“I arratisuri filloi aktivitetin e tij në organizatën kriminale që drejtonte në fillim të viteve ’90 dhe mori emrin e tij nga një nga qytetet më të rëndësishme Durrësi, si simbol i kontrollit që kjo organizatë kishte arritur dhe falë saj do të ishte pozicionuar si eksportuesi kryesor i kokainës dhe armëve në vend. I arrestuari ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, për larje hesapesh mes klaneve rivale që ndodhi në vitin 2005 dhe u zbardh 15 vjet më vonë”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Brendshme të Spanjës. Në vitin 2012, një gjykatë shqiptare dënoi 16 anëtarë të organizatës së tij me katër dënime të përjetshme dhe 267 vjet burg për pjesën tjetër të anëtarëve për vrasje, zhvatje dhe rrëmbim” thuhet në deklaratë.