Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi mbledh nesër grupin demokrat


Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka thirrur nesër mbledhjen e grupit. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 13:00 në kryesinë e Kuvendit.

Deputetët e grupit të Bardhit nuk morën pjesë në protestën e thirrur sot nga grupi i Berishës.

Këshilli i Mandateve i hapi rrugën arrestimit të Sali Berishës, të kërkuar nga SPAK, vendim që do votohet të enjtën.

“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.