Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron protesta: Më 27 dhjetor mblidhemi te Gjykata e Lartë


Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi protesta të përjavshme para Parlamentit, ndërsa më 27 dhjetor, kërkoi një protestë para Gjykatës së Lartë ku do të jepet vendimi për logon e Partisë Demokratike.

“Më 27 dhjetor çdo demokrat e demokrat para Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do të qëndrojmë.

 E enjtja që vjen të gjithë para Parlamentit monist. Në pesë javë e shndërruar Parlamentin në një ndërtesë dhe jo më shumë. 

E patë që 43 deputetë, Parlamentin e krimit e futën në ilegalitet. Ju ftojë në protestë çdo të enjte, për Parlamentin, për demokracinë”, tha Berisha.