Vendosni fjalën kyçe....

“Bizneset nuk bëjnë politika e procedura” – Mërtiri shpjegon marrëveshjen me qeverinë për inceneratorin e Elbasanit


Biznesmeni Mirel Mërtiri shpjegoi mbrëmjen e sotme se si i kishte lindur ideja për trajtimin e mbetjeve, fillimisht në Elbasan, pas problematikave të mëdha me mbetjet me të cilat ishte përballur bashkia në fjalë dhe mbarë vendi.

Ai tha se duke parë këtë gjendje të rëndë iu ofrua qeverisë shqiptare përmes një oferte të pakërkuar duke zbatuar ligjet e vendit.

“Mbetjet në Elbasan vetëm brenda shtëpive nuk hynin, kishte shumë probleme, ishte një gangrenë për atë qytet. Duke parë atë që ndodhte unë dhe familja ime bëmë një ofertë të pakërkuar. Iu drejtuam qeverisë e ministrive me një zgjidhje siç e lejon dhe kërkon ligji. Të gjitha shkresat janë aty. Emergjencën për trajtimin e mbetjeve e kishte shpallur qeveria kohë më parë. Nuk kemi nxitur asgjë thjesht u jemi afruar instituciuoneve për zgjidhjen e problematikës. Ishte një zgjedhje biznesi. Secili kur bën biznes bën zgjedhjet e veta. Shoqeria Albtek ka çuar në qeveri gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Zgjidhja përmes incenerimit në Elbasan ishte zgidhja më e mirë e mundshme. Ansjë biznes nuk bën politika dhe procedura, ne i ndjekim procedurat.”­ – tha Mërtiri.

Ai pohoi se kishte lidhje shoqërore me Klodian Zoton, kompania e të cilit ka kryer një pjesë të punimeve të inceneratorëve në formë nënkontraktimi.

Klodian Zoto ka një kompani tijën dhe është një miku im i ngushtë. Kompania e tij ka marrë një pjesë të nënkontraktimeve të punimeve. Unë jam drejtor në kompaninë Integrated Technology Services. Jam edhe prej vitit 2017 jam përfaqësues i kompanisë Geogenix. Unë nuk jam aksioner i kompanisë Integrated Technology Services.”­ – shtoi Mërtiri.