Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Elton Qyno kërkon nga GJKKO kthimin e sendeve personale: Shpresoj të ketë ndërgjegjësim, s’kam pranuar të tregoj burimin e informacioneve


Gazetari Elton Qyno ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin për kontrollin e banesës dhe kërkon që t’i kthehen sendet personale që i janë sekuestruar nga SPAK. 

Gazetari Qyno bëri sot ankimin në Apel në prani të avokatit të tij, Dorian Matliaj.

Në një deklaratë për mediat, Qyno tha se shpreson që Apeli të ndërgjegjësohet dhe t’i kthejë materialet e sekuestruara. 

Ai tregoi se gjatë marrjes në pyetje i është kërkuar që të tregojë burimin e informacionit të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin, por ai nuk ka pranuar.

“Të gjithë dokumentet që unë kam publikuar, jo dokumentet, por informacion të mbështetur në dokumentet zyrtare që nuk janë të klasifikuara sekret apo tepër sekret, që unë të isha në dijeni se çfarë informacion të klasifikuar që po publikoja, jam thirrur për tu njohur me një urdhër ndalim publikimi të informacion, më është kërkuar të jap deklarim si person që ka dijeni.

Pas përfundimit të procedurës më është kërkuar të dorëzoja telefonat. Kam refuzuar ta bëj, e para dhe e dyta edhe pse më është kërkuar të tregoja burimin, nuk e kam pranuar. Në këtë kushte ka vijuar procedura duke nxjerrë vendimet e gjykatës që i kam kundërshtuar, edhe proces verbalet. 

Padyshim depërtimi i BKH apo SPAK në makinë, apo shtëpi, punë, por edhe në kontrollin fizik timin në SPAK, ishte një sjellje që s’më bëri të ndihesha mirë. 

Jam një gazetar që në vitin 2006 që mbuloj këtë prokurori, që mudn të përballem me një situatë të tillë. Kanë pezulluar të gjithë ka tim të punës”, u shpreh ai.