Vendosni fjalën kyçe....

70% e stacioneve të karburantit të Iranit jashtë shërbimit, dyshohet sulm kibernetik nga Izraeli


Pothuajse 70% e stacioneve të karburantit në Iran janë jashtë funksionit që nga mëngjesi i së hënës, sipas ministrit iranian të Energjisë. Dyshohet se shkak është bërë një sum kibernetik nga Izraeli.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka një problem në sistemin e karburantit në disa nga pikat e karburantit në të gjithë vendin dhe ekspertët tanë aktualisht po punojnë për ta rregulluar atë”, tha një zyrtar.

Në të njëjtën kohë, një grup hakerësh izraelitë mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik, raporton TheTimesofisrael

Sipas deklaratës, grupi paralajmëroi shërbimet e urgjencës përpara sulmit dhe vendosi të mos shkatërrojë të gjitha pikat e karburantit të vendit në mënyrë që të ruajë aftësinë e shërbimeve të urgjencës për t’u përgjigjur dhe për të vepruar nëse do të ishte e nevojshme.

Hakerët shtuan gjithashtu se mund të ndalojnë plotësisht funksionimin e tyre.