Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK-ut për masën ndaj Sali Berishës. Të enjten votimi në Kuvend


Këshilli i Mandateve i hapi sot rrugën SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj bashkoi votën me 5 deputetët e PS-së për t’i hapur rrugën lëshimit të autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

6 pro, asnjë kundër asnjë abstenim’ lexoi votimin kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla

Do të jetë deputetja Klotilda Bushka që do të përgatisë draft raportin deri i të mërkurën në orën 14:00 dhe do ia kalojë kuvendit si pikë e parë të rendit të ditës në seancën e 21 dhjetorit 2023.

Seanca e Këshillit të Mandateve zgjati për gati 4 orë. Vetë Sali Berisha nuk shkoi.  ‘ ‘Nuk pranoj të poshtërohem’. tha ish kryeministri në një deklaratë për median pak orë para se të niste mbledhja e caktuar për orën 12:00 ndërsa ftonte militantët të mblidheshin para kryesisë së Kuvendit.

Në seancë u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të cilët kërkuan pezullimin e shqyrtimit të kërkesës deri në një vendim të gjykatës Kushtetuese.

“Ua thashë që në fillim me dashamirësi e ju betohem. Prisni Kushtetuesen. Se as ne as ju nuk dimë më shumë se ata, sepse janë organ i specializuar. Prit të vendosë Kushtetuesja se është e lidhur pazgjidhshmërisht zgjidhja e kësaj çështjeje e konfliktit me masën e sigurimit’  tha Gjokutaj.

Nga ana tjetër kërkesa e SPAK u mbrojt para deputetëve të Këshillit të Mandateve nga prokurorët, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, që po hetojnë aferën për të cilën akuzohet dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi

“Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë kurrë me politikë, as më shkon mendja të merrem me politkë dhe as do të bëhem kurrë politikan. …Ne themi që Berisha nuk zbaton vendimet e dy gjykatave të posaçme, është shtetas i Shqipërisë, dhe si i tillë duhet të jetë i barabartë para ligjit. Çdo kërkesë që kemi bërë, bazuar në provat që janë mbledhur në dosje, e kemi bërë të bindur për atë që kemi kërkuar. Ua kemi paraqitur gjykatës, na ka dhënë të drejtë deri tani. Mund të mos na japë të drejtë deri në fund por jemi të hapur.”