Mirel Mërtiri i është përgjigjur mbrëmjen e sotme deputetit të PD-së Belind Këlliçi, i cili e pyeti nëse ka njohje me politikanë, specifikisht me Sekretarin e Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Ai tha se nuk e njihte këtë të fundit, as nuk e kishte takuar kurrë.
“Të jetosh në Shqipëri patjetër që duhet të kesh marrëdhënie me politikanë shqiptarë sepse jemi njerëz. Ambjentet tona shoqërore nuk i ndajmë nëtë majta apo të djathta. Ju thoni që ka pasur një komision hetimor në të cilin nuk jam thirrur. Nëse thoni që jam thirrur më jepni adresën ku është dërguar dhe më nxirrni dokumentin. Zotin Agaçi as nuk e njoh, as nuk e kam takuar dhe nuk e di fare se çfarë bën. Ka persona të caktuar brenda SPAK-ut që veprojnë në emër të drejtësisë kundër njerëzve dhe familjarëve të mi.” – iu përgjigj Mërtiri deputetit të PD-së, Këlliçi.