Vendosni fjalën kyçe....

Mërtiri zbulon vendin ku ndodhet: S’i kam bërë kurrë bisht drejtësisë, SPAK e di shumë mirë pozitën time këtu


Biznesmeni Mirel Mërtiri theksoi mbrëmjen e sotme se nuk i është fshehur kurrë drejtësisë as në Shqipëri dhe as në Austri, vendin ku ndodhet aktualisht.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ai tha se uështë drejtuar autoriteteve austriake që në akuzat e para ndaj tij dhe familjes së tij dhe se do qëndrojë atje ku ligjet janë të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Nëse doni të flisni me kryetarin e bashkisë thirreni në emisione. Unë dhe familja ime në asnjë moment te vetëm s’i jemi fshehur drejtësisë. Që në momentin e parë të akuzave ndaj nesh u jemi drejtuar autoriteteve austriake. Askush nga familja ime nuk është fshehur. SPAK e ministria e dinë shumë mirë pozitën time në Austri. Do jem këtu për aq kohë sa i besoj një vendi ku ligjet janë të barabarta për të gjithë. S’jam fshehur asnjëherë, s’u kam bërë bisht autoriteteve as në Shqipëri as në Austri.” – tha Mërtiri.

Ai shpjegoi më herët investimet në inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, duke thënë se ekspertët e caktuar nga SPAK i kanë nxjerrë investimet më të larta se fitimet.

“Për impiantin e Elbasanit janë investuar 22 milionë e 600 mijë euro. Ky është vlerësimi nga specialistët që janë emëruar nga SPAK-u për këtë punë. Kalojmë te impianti i  përpunimit të mbetjeve në Fier. Ka një raport vlerësimi tekniko-ekonomik  i kërkuar gjatë gjykimit ku thuhet: Në impiantin e Fierit vlera sipas kontratës 32 milioën e 800 mijë euro. Vlera e investimit nga kompania 35 milionë 594 mijë e  969 euro. Diferenca në euro 2 milionë 763 mijë më tepër investime të kryera sesa lekë të marra. Jam drejtor projektesh i Integrated Technology Services. Dhe përfaqësues i Geogenix. Ju më thoni se në Tiranë koncesionari ka marrë 130 milionë euro. A mund të më jepni një dokument pasi kjo vlerë që thoni ju nuk është e vërtetë. Në dijeninë time vlera e paguar është diku te 50 milionë euro.  Të ardhurat që ka shoqëria nga bashkitë janë diku te 53-54 milionë euro. Geogenix funksionon përmes një bordi, unë kam një kontratë aty me datë, me afate. Kemi shumë punë që shoqëria i a ka ofruar qeverive lokale apo bizneseve pa para.” – shtoi Mërtiri.