Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita e të drejtave të mohuara në AksiON”- PD e Rithemelimit nxjerr sloganin e protestës (Simbolika)


Partia Demokratike e Rithemelimit ka publikuar sloganin e protestës së thirrur ditën e së sotme.

PD e drejtuar nga Berisha e quan veten nëpërmjet sloganit “Opozita e të Drejtave të Mohuara në Aksion” duke nënkuptuar se po mohohen të drejtat e saj.

Një tjetër domethënie është edhe fjala “AksiON” e cila nënkupton se në opozitë ky është aksi i vetëm që ndez.

Lidhur me mohimin e të drejtave PD e Rithemelimit e ka bërë kalë beteje refuzimin në parlament të shumicës për të lejuar disa komisione hetimore të kërkuara nga opozita.

Me mos lejimin e komisioneve hetimore, PD-ja ka ngritur aksionin për bllokimin e jetës parlamentare duke krijuar tension në parlament me bllokimin e foltores me ulëset e tyre, përplase me deputetët e shumicës ndezje falakdanëve.

Shumica socialiste që kontrollon Kuvendin ka përjahtuar shpesh herë deputetë të caktuar nga PD-ja të cilëve nuk i është lejuar as veprimtaria në komisione apo hyrja në kryesinë e Kuvendit.

Nga bllokimi i tyre janë parë shpesh skena kur deputetë hyjnë nga kangjellat apo dritaret e godinës së kryesisë së Kuvendit.

Ditën e sotme “AksiONi” lidhet trajtimin që Këshilli i Mandateve do i bëjë kërkesës së SPAK për caktimin e masës arrest me burg/ shtëpie ndaj Sali Berishës.

Protesta është thirrur prej orës 11:30 te Kryesia e Kuvendit