Një fabrikë vaji në Vaqarr të Tiranës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë.
Policia thotë se shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.