Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, Boçi: Mbledhja e Këshillit të Mandateve, plan për eliminimin e opozitës dhe Berishës


Deputeti Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në podiumin e ngritur para Kryesisë ku po mbahet protesta e opozitës, u shpreh se ajo që po ndodh sot është një plan i mirëorganizuar.

Ai tha se kërkesa nga SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës është bërë me plan për të goditur opozitën dhe Sali Berishën.

“Ajo që po ndodh atje nuk është as rastësi, as gabim i SPAK. Është plan i detajuar dhe i aplikuar vite me radhë për të eliminuar vite me radhë demokracinë dhe vendosjen e hegjemonisë parti-shtet. 

Për t’i shtruar qilimin e kuq sundimit të Edi Ramës. Është qëllim për të goditur Sali Berishën. Nuk është gabim i SPAK, është bërë më vetëdije të plotë sepse SPAK do të mbjellë terror. Ajo që po ndodh atje nuk është as drejtësi, përkundrazi. 

Është padrejtësia më e madhe në historinë e këtij vendi. Kërkon të gjunjëzojë të vërtetën”, tha Boçi.