Ditën e sotme rinisi pas disa muajsh ndërprerje procesi i rivlerësimit për punonjësit e policisë së shtetit.
Në seancën e parë të rinisjes ishte Drejtuesi aktual i Drejtorisë së Policisë në Shkodër, Edmond Sulaj i cili e kaloi vettingun.
Edmond Sulajt iu kontrollua pasuria, aftësia dhe pastërtia e figurës.
Trupa e Vlerësimit përbëhej nga: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.
Sulaj më herët ka mbajtur detyrën e drejtuesit në Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtori të Përgjithshme, apo drejtues në disa qarqe.