Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës shortit për eleminimin direkt në Champions League, ku 16 skuadra do të përballen mes tyre për të kaluar 8 ekipe në fazën çerekfinale.
Ndeshjet e para do të luhen në 13 dhe 14 shkurt.
KALENDARI
E martë 13.02.2024
Kopenhagë-Mançester Siti
Lajpcig-Real Madrid
E mërkurë 14.02.2024
PSG-Real Sociedad
Lacio-Bajern Mynih
E martë, 20.02.2024
Inter-Atletiko Madrid
PSV Eindhoven-Borusia Dortmund
E mërkurë, 21.02.2024
Porto-Arsenal
Napoli-Barcelona
E martë, 03.03.2024
Real Sociedad-PSG
Bajern Mynih-Lacio
E mërkurë, 06.03.2024
Mançester Siti-Kopenhagë
Real Madrid-Lajpcig
E martë, 12.03.2024
Arsenal-Porto
Barcelona-Napoli
E mërkurë, 13.03,2024
Atletiko Madrid-Inter
Borusia Dortmund-PSV Eindhoven
Në lidhje, me shortin e hedhur, ditën e sotme, një koment të shkurtër e bëri edhe Drejtori i përgjithshëm i sektorit të të rinjve, njëkohësisht edhe djali i Presidentit Claudio Lotito, Enrico Lotito i cili i konsideroi kampionët në fuqi të Bundesliga-s, si një nga skuadrat më të këqija, që mund të kishin si kundërshtarë.
“Bayern Munich është një nga skuadrat më të këqija që mund të na binte. Gjermanët janë një kundërshtar shumë i vështirë. Ata janë ekspertë të Champions. Gjithsesi, ne jemi këtu me meritë dhe do të luftojmë deri në fund për të thënë tonën. Shpresojmë të vijojmë të paraqitemi mirë”,– u shpreh italiani.